Doli e fundit në grupin me Kosovën dhe sërish u kualifikua, përfaqësuesja europiane publikon listën me lojtarët e grumbulluar në Botëror

Doli e fundit në grupin me Kosovën dhe sërish u kualifikua, përfaqësuesja europiane publikon listën me lojtarët e grumbulluar në Botëror

Suedia ka zbuluar skuadrën e plotë prej 26 lojtarësh për Botërorin 2026, duke shënuar pjesëmarrjen e saj të 14-të në historinë e këtij turneu. Më e suksesshmja e skuadrës skandinave mbetet finalja e vitit 1958, ku humbën ndaj Brazilit, ndërsa në 2018 arritën deri në çerekfinale. Trajneri Graham Potter publikoi emrat kryesorë, ndër të cilët spikasin sulmuesit e Premier League, Viktor Gyökeres (Arsenal) dhe Alexander Isak (Liverpool), ndërsa kapiten i ekipit është Victor Lindelöf, lojtari me 75 ndeshje kombëtare. Suedia e kaloi kualifikimin në mënyrë dramatike. Pas një faze zhgënjyese në grupin e Europës, ku përfunduan me vetëm 2 pikë, trajneri i atëhershëm Jon Dahl Tomasson u shkarkua dhe zëvendësuar nga britaniku Graham Potter. Përmes UEFA Nations League, Suedia fitoi një biletë playoff. Në gjysmëfinale...