Covidi kthehet të godasë futbollin; Nandez mbetet jashtë skuadrës së Uruguajit
Nahitan Nandez nuk ështtë grumbulluar me përfaqësuesen e Uruguajit për dy ndeshjet miqësore kundër Anglisë dhe Algjerisë, kjo për shkak se mesfushori rezultoi pozitiv në testet anticovid. Lënia jashtë skuadre nga trajneri Bielsa është pritur me shumë surprizë në Uruguaj dhe vetëm më pas u konfirmua se ky vendim i trajnerit argjentinas nuk ishte një zgjedhje teknike. Kështu, në futbollin ndërkombëtarë kthehet spektri i virusit famëkeq Covid dhe nuk mund të përjashtohen pasoja për futbollistë të tjerë të kombëtareve të ndryshme. Kjo sepse Nandez aktivizohet në Arabinë Saudite më Al Qadsiah së bashku me sulmuesin e përfaqësueses italiane Mateo Retegui Ish sulmuesi i Atalantës është mirë dhe nuk ka pasur probleme të asnjë lloji, edhe ditën e martë ai u stërvit në Coverciano me Italinë...
Burimi:
top-channel.tv