Botërori 2026/ Spanja fiton 0-1 kundër Uruguait dhe i eliminon nga turneu

Botërori 2026/ Spanja fiton 0-1 kundër Uruguait dhe i eliminon nga turneu

Botërori 2026 mbylli tre ndeshjet në Grupin H, aty ku u mësuan edhe verdiktet për vijimin ose jo të garës. Mëngjesin e kësaj të shtune me orën shqiptare, Spanja fitoi 0-1 kundër Uruguait, ndërsa Kepi i Gjelbër barazoi 0-0 kundër Arabisë Saudite. Kombinimet e këtyre sfidave kanë bërë që Spanja të kalojë më tej si kokë grupi, por ende nuk e ka mësuar rivalin në fazën e 1/16-ave. Surpriza e madhe ishte kalimi më tej i Kepit të Gjelbër. Debutuesit në Kupën e Botës kanë siguruar tre barazime në grup dhe në fazën e radhës do të ndeshen as më shumë e as më pak, por me kampionët në fuqi të botës, Argjentinën e Lionel Messit. Uruguai me vetëm dy pikë dhe Arabia Saudite po...