Botërori 2026 nis me polemika, pak tifozë në stadium dhe protesta të dhunshme në Meksikë
Kupa e Botës 2026 ka nisur mes polemikash dhe situatash kaotike, duke vënë në siklet FIFA-n vetëm në ditën e parë të turneut. Ndeshja mes Koresë së Jugut dhe Çekisë, e zhvilluar në Guadalajara të Meksikës, u luajt përballë një numri të konsiderueshëm vendesh bosh, pavarësisht pretendimeve të FIFA-s për një interes rekord për biletat. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, kishte deklaruar se organizata kishte marrë plot 500 milionë kërkesa për bileta, dhjetë herë më shumë se në dy Botërorët e mëparshëm së bashku, shkruan A2 CNN. Megjithatë, pamjet televizive nga stadiumi me kapacitet 45 664 vende tregonin boshllëqe të dukshme në tribuna, veçanërisht në zonat VIP. Sipas njoftimit zyrtar, në stadium ishin të pranishëm 44 985 tifozë, çka do të thotë se vetëm rreth...
Burimi:
javanews.al