Botërori 2026/ Infantino: Finalja Spanjë–Argjentinë është një dhuratë nga perënditë e futbollit
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë një deklaratë shumë të bujshme pak para finales së madhe të Botërorit 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, duke e cilësuar turneun e zhvilluar në SHBA, Kanada dhe Meksikë si një ngjarje të paprecedentë në historinë e sportit. Infantino u shpreh se madhështia e këtij edicioni ka tejkaluar edhe pritshmëritë e tij, duke përdorur fjalë superlative për atmosferën, organizimin dhe ndikimin global të Kupës së Botës. “Kjo finale është një dhuratë nga perënditë e futbollit. E imagjinoja se do të ishte një event madhështor, por jo në këtë përmasë. Jo me këtë atmosferë, këtë festë dhe këtë energji”, deklaroi kreu i FIFA-s. Më tej, Infantino shkoi edhe më larg, duke e cilësuar Botërorin e parë me formatin me 48...
Burimi:
javanews.al