Botërori 2026/ Fantastiku Dembele ‘tripletë’, Franca i jep leksion Norvegjisë

Botërori 2026/ Fantastiku Dembele ‘tripletë’, Franca i jep leksion Norvegjisë

Franca nuk e ka diskutuar fitoren në ndeshjen e fundit të grupit I, duke fituar lehtësisht 4-1 kundër Norvegjisë dhe duke u kualifikuar si vendi i parë. Në Boston protagonist absolut ishte Ousmane Dembele, i cili realizoi ‘tripletë’. Norvegjia hyri përkohësisht në garë, ndërsa Doue vulosi shifrat përfundimtare. Me këtë sukses Franca shkoi 9 pikë, ndërsa Norvegjia e cila nuk luajti me titullarët u kualifikua e dyta me 6. Në sfidën tjetër të grupit I Senegali poshtëroi se me rezultatin 5-0 Irakun. Kjo fitore i dha 3 pikët afrikanëve, të cilët tani falë edhe golavarazhit shpresojnë të kualifikohen në 1/16-at si një prej vendeve të treta më të mira. Zhvillimet më të rëndësishme Norvegji 1-4 Francë 90+4′- Shënon edhe Doue 50′- Larsen humb rastin e artë për të shkurtuar diferencat. Penalltia...