Botërori 2026/ Egjipti triumfon pas penalltive kundër Australisë

Botërori 2026/ Egjipti triumfon pas penalltive kundër Australisë

Mbrëmjen e kësaj të premteje në Teksas, Egjipti ia doli të kalonte Australinë duke u bërë kombëtarja e radhës që kualifikohet për në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026. ‘Faraonët’ dhe ‘Kangurët’ barazuan 1-1 pas 120 minutave lojë, por Egjipti u tregua më i saktë nga penalltitë duke fituar 4-2. Në fazën e radhës Egjipti do të përballet me fituesin e çiftit Argjentinë – Kepi i Gjelbër. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për Egjiptin, me ‘Faraonët’ që shënuan në minutën e 13-të me Eman Ashour. Në fraksionin e dytë Australia barazoi me Mohamed Hany (autogol) duke e dërguar ndeshjen në shtesë. Edhe pas 30 minutave skuadrat barazuan 1-1, duke u dashur gjuajtjet e 11 metërshave për fituesin. Egjipti u tregua më i...