Botërori 2026/ Brazili fiton 3-0 me Haitin, skuadra e Ancelottit merr kreun e Grupit C
Brazili ia doli të siguronte fitoren e parë në këtë Kupë Bote duke mposhtur Haitin me rezultatin 3-0. Ndeshja e zhvilluar në ‘Lincoln Financial Field’ mëngjesin e kësaj të shtune me kohën shqiptare vlente për Grupin C, grup që kryesohet nga Brazili (me pikë të barabarta me Marokun).Brazili nuk mund të gabonte sërish dhe pas barazimit 1-1 kundër Marokut bëri autokritikë duke dominuar që nga minuta e parë. Goli i avantazhit nuk vonoi dhe për këtë u kujdes Mathues Cunha i cili në debutimin e tij në këtë Botëror e ndali sferën në rrjetë pas 23 minutave lojë.Sulmuesi i Manchester United nuk u ndal me kaq pasi në minutën e 36-të përfitoi nga asisti i Vinicius dhe gjeti golin e dytë. Fundi i pjesës së...
Burimi:
ntv.al