Botërori 2026/ Argjentinë-Egjipt, Messi përballë Salah, kampionët në fuqi kërkojnë çerekfinalet përballë “Faraonëve”

Botërori 2026/ Argjentinë-Egjipt, Messi përballë Salah, kampionët në fuqi kërkojnë çerekfinalet përballë “Faraonëve”

Argjentina vuajti shumë në ndeshjen me Kepin e Gjelbër po tashmë e gjen veten përballë Egjiptit, në një tjetër ndeshje vendimtare dhe delikate, ku fusha duhet të tregojë se kush janë favoritët. Fituesi i këtij çifti do të duhet të sfidojë më pas në çerekfinale një mes Zvicrës dhe Kolumbisë. Sa i përket formacioneve, dy trajnerët janë bazuar te lojtarët e ndeshjeve të shkuara. Te Argjentina ndryshimi i madh është Julian Alvarez, që zëvendëson Lautaro Martinez, i cili ndaj Kepit të Gjelbër dhuroi një nga paraqitjet e tij më të dobëta. REZULTATI LIVE Argjentinë-Egjipt 0-0 NGJARJET KRYESORE 1’ Nis ndeshja, luhet për çerekfinalet. FORMACIONET ZYRTARE Argjentina: Martinez; Molina, Romero, Lisandro Martinez, Tagliafico; De Paul, Mac Allister, Parades, Fernandez; Messi, Alvarez; Trajner: L. Scaloni; Egjipt: Shobeir;...