Botërori 2026/ Argjentina fiton 3-2 pas 120 minutave lojë, Messi gol historik

Botërori 2026/ Argjentina fiton 3-2 pas 120 minutave lojë, Messi gol historik

Pas 120 minutave shumë dramatike, Argjentina ia doli të fitonte 3-2 kundër Kepit të Gjelbër dhe të merrte biletën për në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026, aty ku përballë do të ketë Egjiptin. Mëngjesin e kësaj të shtune me orën shqiptare, Kepi i Gjelbër i befasoi të gjithë duke u përballur si i barabartë kundër kampionëve në fuqi të botës, madje në disa momente në shtesën e parë afrikanët e panë vetën më superiorë, si në raste ashtu edhe mbajtje topi.NDESHJA – Vetëm 29 minuta lojë iu deshën Lionel Messit që të kalonte në epërsi Argjentinën. Në ndeshjen numër 30-të për të në Kupat e Botës, Messi mori një pasim fantastik nga Lisandro Martinez, e ndali sferën në zonë dhe mposhti Vozinhan...