Bologna dështon sërish, ngec në shtëpi ndaj Sassuolo dhe mbetet pas në garën për Champions League (video)

Bologna dështon sërish, ngec në shtëpi ndaj Sassuolo dhe mbetet pas në garën për Champions League (video)

28 Dhjetor 2025 19:59 Telesport Bologna nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Ssasuolo në “Renato Dall’Ara”, e vlefshme për javën e 17-të në Serie A, ndeshja e fundit për të dy ekipet për këtë vit kalendarik. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, bolonjezët e nisën shumë mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin me Giovanni Fabbian që në minutën e 46-të. Tarik Muharemović barazi shifrat për Sassuolo-n në minutën e 63-të, duke ëprfituar nga një dalje e gabuar e portierit vendas, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. SHIHVIDEON Pavarësisht përpjekjeve të Bologna-s për të gjetur golin e avantazhit, rezultati final mbeti 1-1. Ekipi i drejtuar nga Vincenzo Italiano ka 4 javë pa fitore dhe tani renditet...