Bisseck: Ne jemi më të fortët, mund ta fitojmë sërish titullin e Serie A

Bisseck: Ne jemi më të fortët, mund ta fitojmë sërish titullin e Serie A

22 Korrik 2026 14:45 Alfred Lleshi Yann Bisseck nuk fshihet dhe e konsideron Interin favorit për titullin e Serie A. Mbrojtësi gjerman, duke folur nga grumbullimi i ekipit në Donaueschingen, u shpreh me besim për potencialin e zikaltërve: “Të gjithë jemi shumë të motivuar. Besoj se askujt nuk i pëlqen faza përgatitore, por po punojmë shumë fort, gjatë dhe dy herë në ditë. Nuk është pjesa ime e preferuar, por është e rëndësishme dhe mendoj se po punojmë mirë”. Me mungesat e Acerbit dhe De Vrij, si edhe me të ardhmen e pasigurt të Pavard, gjermani mund të ketë më shumë hapësira në formacion: “Nuk e di. Unë dua vetëm të luaj dhe të kem besimin e trajnerit Chivu. Duhet të jap gjithçka në fushë...