Betejë ‘kokë më kokë’ mes Messit dhe Mbappesë për ‘Këpucën e Artë’, rregullat e shpalljes së golashënuesit më të mirë

Betejë ‘kokë më kokë’ mes Messit dhe Mbappesë për ‘Këpucën e Artë’, rregullat e shpalljes së golashënuesit më të mirë

Gara për ‘Këpucën e Artë’, çmimin që i jepet futbollistit që shënon më shumë gola në Kupën e Botës, është një nga më të fortat në historinë e turneut. Lionel Messi i Argjentinës dhe Kylian Mbappe i Francës kanë nga 8 gola, janë ende në garë për objektiva të ndryshëm, por kujdes nga Kane dhe Bellingham të Anglisë. Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi ka mundësinë të shkëputet në krye edhe sepse kryeson me asiste, pasi skuadra e tij do të luajë finalen e madhe kundër Spanjës (të dielën 21:00) dhe ky është një motiv më shumë, ndërsa Franca e Mbappe tashmë është jashtë garës për titull dhe do të luajë ndeshjen e vendit të tretë (sot 23:00). Pas tyre renditet Erling Haaland me 7 gola,...