“Besojmë te kualifikimi, mund ta dëmtojmë Argjentinën”, trajneri i Kepit të Gjelbër ‘injoron’ Mesin: Nuk luajmë vetëm kundër tij, strategjinë e bëj për ekipin

“Besojmë te kualifikimi, mund ta dëmtojmë Argjentinën”, trajneri i Kepit të Gjelbër ‘injoron’ Mesin: Nuk luajmë vetëm kundër tij, strategjinë e bëj për ekipin

Kepi i Gjelbër është befasia më e madhe e këtij Botërori. Të pamposhtur në një grup me Spanjën, Uruguajin dhe Arabinë Saudite, lojtarët e skuadrës afrikane tashmë do të përballen me Argjintinën në fazën me eleminim direkt. Pavarësisht se përballë do të kenë kampionët në fuqi të botës dhe një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, te Kepi i Gjelbër nuk frikësohen. Trajneri Pedro Leito Brito ka thënë në konferencë për shtyp se ndaj Argjentinës do të luajnë për të fituar dhe se kanë përgatitur strategjinë për këtë sfidë. “Kemi besim dhe bindje dhe kjo është shumë e dobishme. Do të jemi të guximshëm dhe do të luftojmë për kualifikimin. Duam që lojtarët ta shijojnë ndeshjen, por të jenë të përqendruar dhe...