Besëlidhja e Tirana korrin fitore të rëndësishme jashtë fushe dhe “prekin” finalet play off

Besëlidhja e Tirana korrin fitore të rëndësishme jashtë fushe dhe “prekin” finalet play off

Besëlidhja dhe Tirana janë një hap larg finaleve play off në basketboll për meshkuj. Lezhjanët dhe kryeqytetasit fituan ndeshjet e dyta gjysmëfinaleve, të dyja ekipet arritën fitore jashtë fushe, duke udhëhequr 2-0 serinë. Kampionët e Besëlidhjes triumfuan 97-74 në Fier ndaj Apolonisë. Pas një periode të parë të ekuilibruar, lezhjanët shkëputen gradualisht, duke e merituar fitoren. Lilaj me 19 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë, që pati kolektivitetin armën më të fortë. Në Shkodër, skuadra e Tiranës mundi 90-86 Vllazninë, ndeshje me hope në dy periodat e para. Bardheblutë shkëputen 32-11, por vendasit rikuperojnë në çerekun e dytë dhe pjesa e parë mbyllet në barazim 44-44. Në gjysmën e dytë, sërish Tirana shkëputen 70-57, diferencë që këtë herë do ta ruajë deri në...