Bergomi “godet” Milanin, Juventusin dhe Napolin: S’mund të thonë se synojnë vetëm Champions-in
6 Maj 2026 9:50 Alfred Lleshi I intervistuar nga “Repubblica” për të analizuar temat që lidhen me fitimin e titullit të 21-të nga Interi, ish-mbrojtësi zikaltër Giuseppe Bergomi ka shfrytëzuar rastin për të nisur një “thumbim” ndaj mënyrës së komunikimit të rivalëve kryesorë në kampionat: Milan, Napoli dhe Juventus. Bergomi u shpreh duke nisur nga objektivi i Interit për sezonin e ardhshëm: “Objektivi duhet të jetë fitimi i kampionatit. Kjo nuk vlen vetëm për Interin, edhe Milani, Napoli e Juventusi nuk mund të thonë se synojnë vetëm vendet në Champions, nuk është e drejtë ndaj tifozëve”. Fjalë që lidhen me idetë e shprehura më parë edhe nga trajneri i zikaltërve, Chivu. Duke u kthyer tek Interi, Bergomi komentoi sezonin e kampionëve zikaltër duke nisur nga...
Burimi:
telesport.al