Bazuar në statistika dhe ndikim…; IFFHS shpall Messin si “lojtari më i mirë i Kupës së Botës 2026”

Bazuar në statistika dhe ndikim…; IFFHS shpall Messin si “lojtari më i mirë i Kupës së Botës 2026”

Edhe pse Argjentina u mposht nga Spanja në finalen e Kupës së Botës dhe Rodri fitoi zyrtarisht “Topin e Artë” të turneut, IFFHS (Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit) e ka shpallur Lionel Messin “Lojtarin më të Mirë” të Botërorit 2026. Sipas IFFHS, çmimi bazohet në “indeksin e përgjithshëm të performancës”, një metodologji e bazuar në të dhëna statistikore që merr parasysh vlerësimet e ndeshjeve, golat, asistet dhe ndikimin në fazën me eliminim direkt. “Pas analizës së detajuar të çdo paraqitjeje në Kupën e Botës 2026, vendimi është i qartë”, – thuhet në deklaratë. Për të mbështetur vendimin, IFFHS kujton se Messi shënoi 8 gola në 8 ndeshje dhe dha 4 asistime, duke regjistruar një notë mesatare prej 8.33. “Ky nuk është rezultat...