Bayern zgjedh një spanjoll për krahun e majtë, por nuk do ta ketë aspak të lehtë. Atletico, Real dhe Barça janë në garë po ashtu
7 Qershor 2026 21:35 Telesport Marc Cucurella pritet të jetë një nga largimet e mëdha nga Chelsea gjatë kësaj vere. Ardhja e Xabi Alonso mesa duket nuk e bind aspak anësorin spanjoll, i cili është i hapur për një aventurë të re dhe interesi për të nuk mungon. TEAMtalk zbulon se është Bayern Munich së fundmi ekipi që interesohet për anësorin spanjoll. Vincent Kompany ka dhënë “ok” e tij për këtë lëvizje të mundshme. Përveç Bayern, në garë për Cucurella-n janë edhe tre klubet e mëdha të La Ligës si Barcelona, Real Madrid dhe Atletico Madrid. Edhe pse është nën kontratë deri në vitin 2029, Chelsea është e hapur për largimin e Cucurella. Kushti i vetëm i vendosur nga klubi londinez është oferta 50 milionë...
Burimi:
telesport.al