Bayern shpëton nga humbja në minutën e 100-të, falë “dhuratës” së portierit shqiptar. Hoffenheim befasohet në fund nga Stuttgart (video)

Bayern shpëton nga humbja në minutën e 100-të, falë “dhuratës” së portierit shqiptar. Hoffenheim befasohet në fund nga Stuttgart (video)

Bayern Munich ka barazuar 3-3 me Heidenheim në sfidën e luajtur në “Allianz Arena”, e vlefshme për javën e 32-të. Sfida u zhbllokua në minutën e 21-të, ku gjeorgjiani Budu Zivzivadze shtyu topin në rrjetë pas një krosimi në zonë dhe mungesës së vëmendjes së mbrojtjes bavareze. Në minutën e 30-të, Dinkci dyfishoi shifrat për Heidenheim. Në minutën e 43-të, Leon Goretzka ngushtoi shifrat me një gol fantastik nga goditja e dënimit. Leon Goretzka barazoi shifrat në minutën e 57-të, pas asistit të Michael Olise. Miqtë gjetën sërish golin e avantazhit dhe të fitores me Zivzivadze, i cili shënoi golin e dytë personal, pas asistit të Arijon Ibrahimovic, i huazuar pikërisht nga Bayern. Barazimi për bavarezët erdhi në minutën e 100-të, minuta e fundit shtesë,...