Bayern ia hedh paq, do të luajë në “Allianz Arena-n” e mbushur plot ndaj PSG-së. Gjobë 90.000 euro për bavarezët
23 Prill 2026 21:40 Telesport Bayern Munich ka shmangur një ndëshkim të rëndë nga UEFA pas incidenteve kundër Real Madridit, por ia hedh me një gjobë të konsiderueshme prej 90.000 eurosh. Frika e madhe e klubit bavarez ishte për një mbyllje të pjesshme të stadiumit “Allianz Arena” për sfidën gjysmëfinale ndaj PSG-së, pas asaj që ndodhi në sfidën e fundit ndaj Real Madridit. Menjëherë pas ndeshjes çerekfinale, UEFA lëshoi 4 akuza për Bayern, për “ndërprerje nga tifozët”, “bllokimit të shtigjeve publike”, “hedhjes së objekteve” dhe “transmetimit të një mesazhi të papërshtatshëm për një ngjarje sportive (banderolë anti-UEFA)”. Për të katra këto akuza, Bayern është dënuar me një gjobë që shkon në 90.000 euro në total.
Burimi:
telesport.al