Bayern i shton konkurrencën me Nathaniel Brown, Davies merr vendimin për të ardhmen

Bayern i shton konkurrencën me Nathaniel Brown, Davies merr vendimin për të ardhmen

18 Korrik 2026 18:51 Telesport Pas zyrtarizimit të Nathaniel Brown për 5 milionë euro nga Eintracht Frankfurt, Alphonso Davies do ta ketë shumë të vështirë tani për të qenë titullar në krahun e majtë të mbrojtjes. Disa klube nga Arabia Saudite kanë shprehur interes së fundmi për kanadezin. Bayern është i hapur për largimin e Davies, nëse vjen oferta e duhur. Megjithatë, sipas Abendzeitung, “largimi nuk është një opsion për Davies”. Kanadezi është i gatshëm të rivalizojë me Brown për vendin e titullarit në krahun e majtë. Dhe arsyeja kryesore pse Davies refuzon largimin nga Bayern është paga vjetore prej 15 milionë eurosh, pa harruar këtu edhe bonuset e ndryshme