Bayern harron Gordon, zgjedh yllin e Liverpool për krahun e majtë. Lojtari që do t’i hapë telashe Luis Diaz
6 Qershor 2026 16:32 Telesport Pasi dështoi për Anthony Gordon, i cili në fund u transferua te Barcelona, Bayern ka piketuar një tjetër emër për krahun e majtë, i cili do të jetë zëvendësuesi i Luis Diaz dhe pse jo kandidat i fortë për vendin e titullarit. Sipas Florian Plettenberg, klubi bavarez ka filluar negociatat për transferimin e Rio Ngumoha, 17-vjeçarit të Liverpool, i cili konsiderohet si një lojtar i ri me të ardhme të madhe. Te Bayern shpresojnë të përsërisin suksesin e arritur me Luis Diaz, i cili u transferua po ashtu nga Liverpool. Megjithatë, duket e vështirë që Liverpool të heq dorë nga Ngumoha. Vlera e tij në treg sipas Transfermarkt është 30 milionë euro.
Burimi:
telesport.al