“Bastoni, i përzgjedhuri”; Barcelona përgatit mësymjen për mbrojtësin e Interit

“Bastoni, i përzgjedhuri”; Barcelona përgatit mësymjen për mbrojtësin e Interit

25 Mars 2026 10:38 Alfred Lleshi “Bastoni, i përzgjedhuri”. Fotoja e mbrojtësit të Interit është në faqen e parë të të përditshmes sportive spanjolle “Sport”. Ai është objektivi kryesor i Barcelonës për të rritur nivelin e mbrojtjes. Drejtuesit blaugrana dhe trajneri Hansi Flick, shkruan “Sport”, janë plotësisht të një mendjeje për përforcimet dhe lojtari zikaltër është një prej tyre. Lëvizjet për ta marrë në Spanjë kanë nisur. Interesi nuk është i ri, emri i tij është diskutuar prej muajsh dhe gjysmëfinalja e Champions-it, sezonin e kaluar, i bindi edhe më shumë katalanasit. Një takim ka ndodhur në nëntorin e kaluar, kur drejtori sportiv Deco udhëtoi në Milano për të biseduar me përfaqësuesit e lojtarit dhe kuptuar gatishmërinë e tij për t’u larguar nga Interi, me...