Barcola do të ndërrohet me Ferran Torres, Barcelona bëhet gati për të sunduar futbollin e Europës
Barcelona është e gatshme të shqyrtojë largimin e Ferran Torres gjatë merkatos së verës, por vetëm nëse arrin të sigurojë një zëvendësues të nivelit të lartë. Sipas raportimeve të fundit, klubi katalanas po punon për një marrëveshje shkëmbimi me Paris Saint-Germain, ku Torres do të kalonte në Francë, ndërsa Bradley Barcola do të vishte fanellën blaugrana. Në të njëjtën kohë, e ardhmja e Raphinhas mbetet e hapur. Al-Hilal ka rikthyer interesimin për brazilianin dhe i ka paraqitur një tjetër ofertë. Megjithatë, sulmuesi i ka bërë të qartë klubit saudit se dëshiron të qëndrojë te Barcelona. Pavarësisht kësaj, merkatoja është ende e gjatë dhe situata mund të ndryshojë në javët e ardhshme. Nëse realizohen këto lëvizje, Barcelona do të kishte për herë të parë pas shumë...
Burimi:
sportekspres.com