Barcelona nuk heq dorë nga Bastoni, vjen propozimi i ri për Interin. Në marrëveshje do të përfshihet edhe një mbrojtës tjetër
20 Maj 2026 17:02 Telesport Barcelona jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga ideja e transferimit të Alessandro Bastoni, por është më e vendosur se kurrë për të nënshkruar me italianin këtë verë. Mundo Deportivo zbulon se drejtuesit e klubit katalanas tashmë janë të vetëdijshëm se Inter nuk do të pranojë asnjë marrëveshje nën shifrën 70 milionë euro. Shifër kjo e vështirë për t’u përballuar nga financat e klubit katalanas. Për të ulur koston, klubi katalanas është i gatshëm të përfshijë në marrëveshje mbrojtësin Ronald Araujo, i cili ka pasur një sezon shumë të vështirë. Vlera në treg e uruguajanit ka rënë ndjeshëm nga 1 ose 2 sezone më parë, kur kushtonte mbi 65 milionë euro. Sot, vlen jo më shumë se 30 milionë...
Burimi:
telesport.al