Barcelona gjendet mes dy zjarreve. Nuk rinovon dot me Torres, rrezikon të humbë 7-8 milionë euro

Barcelona gjendet mes dy zjarreve. Nuk rinovon dot me Torres, rrezikon të humbë 7-8 milionë euro

14 Korrik 2026 20:05 Telesport Ferran Torres është kthyer në një çështje më vete te Barcelona. Sulmuesi ka arritur marrëveshjen për kushtet personale me PSG-në, pasi pëlqehet shumë nga Luis Enrique. Spanjolli e shikon bashkëkombësin e tij si zëvendësuesin ideal të Gonçalo Ramos. Te Barcelona janë në mëdyshje për Torres. Nga njëra anë, Torres ka treguar që është shumë i rëndësishëm te katalanasit. 21 gola në 49 ndeshje në sezonin e kaluar, është një shifër që nuk e arrin çdo sulmues. Në anën tjetër, drejtuesit e Barcelonës janë në dilemë për të rinovuar me spanjollin, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2027. Në rast rinovimi, Barcelona është e detyruar t’i paguajë Manchester City-t, 7-8 milionë euro, sipas marrëveshjes së bërë mes klubeve...