Barcelona e papërmbajtshme në merkato! Pas Gordonit, ofrojnë 100 milionë euro për Alvarezin

Barcelona e papërmbajtshme në merkato! Pas Gordonit, ofrojnë 100 milionë euro për Alvarezin

Barcelona ka nisur punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Katalanasit janë papërmbajtshëm në merkato, teksa pa u hapur ende mirë tregu i transferimeve janë pranë dy goditjeve të mëdha. Pas arritjes së marrëveshjes me Gordonin, te Barça po punojnë për të veshur kuqeblu edhe Hulian Alvarezin. Argjentinasi ia ka bërë të qartë Atletikos së Madridit se ka vendosur të largohet, ndërsa katalanasit po përpiqen të përfitojnë nga kjo situatë. Ata kanë dorëzuar në zyrën e Atletikos një ofertë prej 100 milionë eurosh. Por sipas Ben Xhejkobsit, drejtuesit e klubit madrilen dëshirojnë më tepër se sa 120 milionë euro për yllin e tyre./Sport Ekspres/