Barça në tension. Xavi sulmon Laportën, ndërhyn Flick: Shpresoj të mos ndikojë te skuadra
10 Mars 2026 8:11 Alfred Lleshi Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Newcastle United, sfida e parë e 1/8 finale të Champions League. Ai iu përgjigj pyetjeve për deklaratat e ish-trajnerit Xavi Hernández, i cili në një intervistë për “La Vanguardia” sulmoi ashpër presidentin Joan Laporta. “I takon atij të vendosë nëse është momenti i duhur për të folur apo jo. Shpresoj që kjo të mos ndikojë te skuadra”, – tha Flick. Trajneri gjerman shtoi: “Jemi kolegë. Kam një marrëdhënie të mirë me Xavin. E kam vizituar dhe kam folur me të kur stërviste. Është një çështje private, nuk ka lidhje me shtypin. E di të vërtetën dhe e mbaj për vete”. Sa iu përket zgjedhjeve presidenciale...
Burimi:
telesport.al