Bagnaia triumfon në garën sprint të zhvilluar në Brno, rrëzohet Bezzecchi por ruan kryesimin
20 Qershor 2026 15:26 Telesport Piloti italian i Ducati, Francesco Bagnaia, fitoi sot garën sprint të zhvilluar në pistën e Brno, e vlefshme për garën e Cmimit të Madh të Republikës Ceke në MotoGP. Një sukses i rëndësishëm për ish-kampionin e botës, që rikthehet protagonist. Një garë ku pati mjaft rrëzime, ku u përfshinë edhe kryesuesi i renditjes botërore Marco Bezzecchi me Aprilia apo spanjolli i KTM, Pedro Acosta. Madje edhe në kthesën e fundit të garës pati rrëzime, me 6 pilotë që u detyruan të tërhiqen. Në vendin e dytë u rendit japonezi Ai Ogura me Aprilia, ndërsa në të treti u klasifikua spanjolli i Ducati, Marc Marquez, që është edhe kampioni i botës në fuqi. Ditën e diel do të zhvillohet gara zyrtare...
Burimi:
telesport.al