“AUSTRALIAN OPEN”/ Alkaraz si Borg, 100 ndeshje Grand Slam me shifra legjendare

“AUSTRALIAN OPEN”/ Alkaraz si Borg, 100 ndeshje Grand Slam me shifra legjendare

Karlos Alkaraz, vetëm 22 vjeç, vazhdon një karrierë fantastike duke thyer rekorde. Numri një i botës u kualifikua të premte për raundin e katërt të “Australian Open”, pasi mposhti Korentin Mutet me rezultatin 6-2, 6-4, 6-1.alkarazFrancezi ofroi spektaklin dhe rezistencën e pritshme: madje guxoi të shërbente nga poshtë dhe përmbysi një disavantazh 0-3 në setin e dytë. Megjithatë, ajo që ka rëndësi është rezultati final dhe “Carlitos” avancon me hap të sigurt dhe pa humbur asnjë set në Melburn. Numri 1 i botës arrin kështu shifrën e 100 ndeshjeve të luajtura në Grand Slam, me të njëjtin bilanc që kishte dikur Bjorn Borg: 87 fitore dhe 13 humbje. Alkaraz lë pas shifrat e legjendave të tjera të tenisit në këtë moment simbolik. Xhon MekEnro dhe...