Atletikë/ Verro tentoi rekordin në 800 metra pas 43 vjetësh
Gara e 800 metrave për femra solli emocione të mëdha në Çeki. Zvicerania Audrej Verro synonte të rrëzonte rekordin legjendar botëror të Jarmila Kratoçvilovas. Ish-atletja çekosllovake kishte regjistruar kohën 1:53.28 më 26 korrik 1983 në Mynih, rekord që mbetet ende më i vjetri në atletikën botërore. Verro pati rivalitetin e holandezes Femke Bol. Bol arriti të ndiqte ritmin e lartë të Verros deri në hyrje të kthesës së fundit. Më pas, atletja zvicerane nisi të shkëputej gradualisht, duke mbetur e vetme përballë sfidës së saj historike. Në tribunë, vetë Kratochvilova ndiqte me emocion zhvillimin e garës. Në fund, Ëerro triumfoi me kohën 1:54.45, rezultati i dytë më i mirë i karrierës së saj. Edhe pse nuk arriti rekordin botëror, ajo konfirmoi formën e shkëlqyer të...
Burimi:
sot.com.al