Atletico mund të zihet ngushtë, plani i Barcelonës për të ulur çmimin e Alvarez

Atletico mund të zihet ngushtë, plani i Barcelonës për të ulur çmimin e Alvarez

23 Qershor 2026 16:30 Telesport Deklarata e fundit e Julian Alvarez pas fitores së Argjentinës 2-0 ndaj Austrisë, se dëshiron të përmbushë ëndrrën e tij dhe se tashmë ka folur me njerëzit përkatës në Atletico Madrid për të gjetur një rrugëdalje, ka vënë drejtuesit e Barcelonës në lëvizje. Mediet spanjolle zbulojnë se klubi katalanas ka gati planin për të ulur koston e çmimit për kartonin e Julian Alvarez. Kosto e transferimit të mundshëm të Alvarez mendohet të jetë rreth 150 milionë euro, një shumë që Barcelona nuk e ka në gjendje. Për të ulur këtë kosto, Barcelona është gati të përfshijë në marrëveshje një lojtar si Ferran Torres, i cili pëlqehet shumë nga Diego Simeone dhe drejtuesit e Atletico Madridit. Vlera në treg e Torres...