Atletico me 11-shen më të mirë, Barcelona me shumë mungesa. Formacionet zyrtare të gjysmëfinales
12 Shkurt 2026 19:55 Telesport Luhet ndeshja e parë e gjysmëfinales për Kupën e Mbretit mes Atletico Madridit dhe Barcelonës, në “Metropolitano”. Vendasit e drejtuar nga Diego Simeone vijnë me formacionin më të mirë të mundshëm. Ndërsa katalanasit vijnë me mungesa të rëndësishme si Raphinha, Pedri dhe Rashford, të tre të dëmtuar. Pa përfshirë këtu dy të dëmtuarit e vjetër Gavi dhe Christensen. Ndeshja e kthimit do të luhet në “Camp Nou” në 3 mars. ATLÉTICO MADRID XI: Musso; Molina, Pubill, Hancko, Ruggeri; Simeone, Llorente, Koke, Lookman; Griezmann, Julian Alvarez.. BARCELONA XI: Joan García; Koundé, Cubarsi, Eric García, Balde; Frenkie de Jong, Casadó, Dani Olmo; Lamine Yamal, Ferran Torres, Fermin Lopez
Burimi:
telesport.al