Atalanta rrit çmimin e Palestra, Inter dhe Juventus gati për marrëveshjen e bujshme të verës

Atalanta rrit çmimin e Palestra, Inter dhe Juventus gati për marrëveshjen e bujshme të verës

9 Qershor 2026 16:08 Telesport Pas zyrtarizimit të Denzel Dumfries për 20 milionë euro te Real Madrid, Inter ka shtuar interesin ndaj Marco Palestra-s, kartonin e të cilit e ka Atalanta. Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga Italia, Atalanta ka ndryshuar mendje dhe nuk do të mjaftohet më me shifrën 50 milionë euro për të lënë të lirë 21-vjeçarin, por do të kërkojë 55 milionë euro. Nga ana tjetër, Inter është i vendosur për të mbyllur marrëveshjen për shifrën 45 milionë euro. Duke qenë se dy klubet nuk kanë aspak një raport të mirë mes tyre, mediet italiane zbulojnë edhe një pistë tjetër. Në rast se Inter nuk gjen gjuhën e përbashkët me Atalantën, do të hidhet në “sulm” për transferimin e Andrea Cambiaso...