Asllani i Kosovës në “radarët” e klubeve të mëdha europiane

Asllani i Kosovës në “radarët” e klubeve të mëdha europiane

Lojtarët e përfaqësueses së Kosovës kanë cilësi dhe Kosova ka një kontigjent shumë të madh lojtarësh që aktivizohen në ligat kryesore europiane, sidomos në Zvicër dhe në Gjermani. Në Bundesligë madje luan një grup cilësor me klube të njohur që ka eshë në formacionin titullar kosovar të trajnerit Franko Foda. Kështu, referuar mediave sportive në Prishtinë dhe që kanë të dhëna për kërkesa dhe bisedime të pranuara nga vetë klubet europiane, ka lajme të reja në lidhje me merkaton rreth emrave të kombëtares së Kosovës. Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani po vazhdon të tërheqë interes të madh nga klubet elitare evropiane, pas një sezoni të shkëlqyer në Bundesligë. Sipas mediave gjermane, përfshirë “Bild”, RB Leipzig ka nisur tashmë lëvizjet konkrete për të siguruar shërbimet e...