Asllani gjithnjë e më larg Interit, Dajsinani pranë largimit nga Egnatia
Adriatik BALLA Vijojnë lëvizjet e lojtarëve kuqezi në merkato, ndërkohë që lojtarët shqiptarë në kampionatin turk kanë marrë më shumë vëmendje kohët e fundit. Kështu, Kristjan Asllani është një nga lojtarët i cili nuk shfaqet në planet e Interit. Zikaltrit madje duan shitjen e kartonit të tij, për të përfituar të ardhura që do të përdoren në merkaton e verës. Beshiktashi ndërkohë mbetet i interesuar për Asllanin. Sigurisht për një shifër më të ulët se 11 milionë euro, që ishte në klauzolë për blerjen e kartonit. Kristian Kivu nuk e kishte në plan Asllanin që nga fillimi. Dhe kjo u vërejt te huazimet, fillimisht te Torino dhe më pas Beshiktashi. Mbetet për t’u mësuar se ku do vazhdojë karriera e Asllanit. Fakt është se mbetet...
Burimi:
sot.com.al