As Real Madridi, as Barcelona… Gjysmëfinalet e Champions-it pa dy gjigantët për herë të dytë në 20 vite

As Real Madridi, as Barcelona… Gjysmëfinalet e Champions-it pa dy gjigantët për herë të dytë në 20 vite

Edicioni 2025/26 i Champions League ka hyrë në fazën vendimtare, me çerekfinalet që kanë dhënë verdiktet e fundit. Me ndeshjet e luajtura të mërkurën u kompletua tabloja me eliminimin e Real Madridit dhe Sporting CP, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali siguruan kualifikimin në gjysmëfinale. Pas largimit të Barcelonës, vjen edhe eliminimi i përfaqësuesit tjetër të madh të futbollit spanjoll. Një goditje e dyfishtë që peshon jo vetëm për momentin e kompeticionit, por edhe për futbollin iberik, i cili megjithatë do të përfaqësohet nga Atlético Madridi. Për herë të dytë në 20 edicionet e fundit të Champions League, as Real Madridi dhe as Barcelona nuk arrijnë të shkojnë në gjysmëfinale; diçka që kishte ndodhur vetëm në sezonet 2006/07 dhe 2020/21. Ky fakt tregon sa e rrallë është...