As Barcelona e as PSG. Një klub tjetër ofron 150 milionë euro për Alvarez

As Barcelona e as PSG. Një klub tjetër ofron 150 milionë euro për Alvarez

2 Qershor 2026 18:27 Telesport Ashtu siç edhe pritej, Julian Alvarez është protagonisti kryesor i merkatos së verës, e cila sapo ka filluar dhe pse jo ende zyrtarisht. Deri tani, oferta e parë zyrtare për Alvarez ka qenë nga Barcelona, 100 milionë euro. Megjithëse kjo gjë është hedhur poshtë nga “Colchoneros”. Përveç Barcelonës dhe PSG, një tjetër klub i madh është futur në garë për të siguruar shërbimet e Julian Alvarez. Sipas medieve angleze, kampioni i Premier League, Arsenal, është i gatshëm të “thyejë” bankën dhe të bëjë transferimin më të shtrenjtë në historinë e tij, duke ofruar plot 150 milionë euro për sulmuesin argjentinas. Ndërkohë, drejtuesit e Atletico Madridit vazhdojnë të jenë të bindur se Alvarez do të qëndrojë te “Colchoneros”, pavarësisht interesit të...