As Ancelotti nuk i bën dot derman këtij Brazili. Norvegjia eliminon 5 herë kampionët e botës dhe shkruan historinë (video)

As Ancelotti nuk i bën dot derman këtij Brazili. Norvegjia eliminon 5 herë kampionët e botës dhe shkruan historinë (video)

Norvegjia është ekipi i tretë çerekfinalist në këtë Kupë Bote. Nordikët fituan 1-2 ndaj Brazilit në sfidën e luajtur në “MetLife Stadium”. Në minutën e 10-të, Matheus Cunha pengohet në zonë nga qendërmbrojtësi nordik, Kristoffer Ajer. Ndërhyn VAR, arbitri sheh pamjet në ekran dhe tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Topin e kishte në duar Vinicius Junior, por në fund ia jep Bruno Guimaraes, goditja e të cilit ndalet nga portieri i Norvegjisë, Nyland. Një ekzekutim shumë i dobët nga mesfushori brazilian. Në minutat shtesë, Martin Odegaard kishte një shans të artë për të shënuar, por goditja e mesfushorit norvegjez ndalet pa problem nga Alisson Becker. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Në minutën e 59-të, i sapo futuri në fushë, Endrick, kishte një...