As 50 dhe as 60 mln euro, zbulohet çmimi që Real Madrid ka vendosur për kartonin e Camavinga

As 50 dhe as 60 mln euro, zbulohet çmimi që Real Madrid ka vendosur për kartonin e Camavinga

20 Prill 2026 20:07 Telesport Eduardo Camavinga po përjeton sezonin e tij më të vështirë te Real Madrid, që pas transferimit nga Rennes në vitin 2021. Francezi ka marrë shumë kritika këtë sezon, por vula iu vendos sidomos për paraqitjen e fundit ndaj Bayern në Champions League, ku 23-vjeçari u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit dhe fill pas alrgimit të tij, bavarezët shënuan dy golat e përmbysjes së rezultatit në shifrat 4-3. “Defensa Central” zbulon se drejtuesit e Real Madridit kanë vendosur të nxjerrin në shitje mesfushorin francez. Deri tani është përmendur shifra 50-60 milionë euro, por sipas raportimit në fjalë, Real Madrid kërkon plot 70 milionë euro për të lënë të lirë francezin. Camavinga-n e duan në Premier League, klube...