Arsenal vjen në Milano, jo vetëm për Champions League por edhe me një objektiv madhor në merkato
20 Janar 2026 16:31 Telesport Inter-Arsenal është kryesfida e kësaj mesajve në Champions League, e vlefshme për raundin e shtatë dhe të parafundit për këtë fazë. “Topçinjtë” renditen të parët momentalisht me 18 pikë të plota dhe mund të themi që e kanë siguruar direkt play-offin, ndërsa renditet në vendin e gjashtë dhe me një fitore sot mund të sigurojë kualifikimin direkt për fazën tjetër. Përveç qëllimit për të dalë fitues në sfidën e sotme, Arsenal vjen dhe me një objektiv tjetër në mendje: Federico Dimarco. Anësori i Interit pëlqehet shumë nga Mikel Arteta, burime të ndryshme në Angli bëjnë me dije se Arsenal është gati të paguajë 50 milionë euro për Dimarcon. Kontrata e 28-vjeçarit me klubin zikaltër skadon në qershor të vitit 2027...
Burimi:
telesport.al