“Arma” sekrete e Haaland në Botërorin 2026′ mëlçi, mjaltë i papërpunuar dhe syze me lente të verdha

“Arma” sekrete e Haaland në Botërorin 2026′ mëlçi, mjaltë i papërpunuar dhe syze me lente të verdha

Dygolëshi i Erling Haaland ndaj Brazilit, që i siguroi Norvegjisë kualifikimin në çerekfinalet e Botërorit 2026, riktheu vëmendjen jo vetëm te cilësitë e tij si sulmues, por edhe te mënyra rigoroze me të cilën kujdeset për trupin. Në moshën 25-vjeçare, ylli i Manchester City konsiderohet një nga sportistët më dominues në futboll. Në periudhat me ngarkesë të madhe, Haaland konsumon deri në 6.000 kalori në ditë. Dieta e tij bazohet tek ushqimet e pasura me proteina dhe yndyrna cilësore, si mishi i kuq, mëlçia, zemra, peshku, vezët, qumështi, frutat e perimet, ndërsa mjalti i papërpunuar përdoret si burim natyral karbohidratesh para dhe pas stërvitjes. Po aq i rëndësishëm është edhe rikuperimi. Haaland respekton orare të rregullta gjumi, përdor terapi me dritë të kuqe për të...