Argjentinë–Angli, një betejë futbolli nën hijen e historisë
DALLAS – Ndeshja mes Argjentinës dhe Anglisë nuk do të jetë thjesht një gjysmëfinale futbolli. Ajo mbart mbi vete kujtime historike, plagë politike dhe një rivalitet që shkon shumë përtej fushës së lojës. Për tifozët argjentinas, kjo është një rikthim te dueli i famshëm i çerekfinales së Botërorit 1986 në Meksikë, në stadiumin “Azteca”, ku Diego Maradona shkroi historinë me “dorën e Zotit” dhe me një nga golat më të bukur të të gjitha kohërave. Sot Lionel Messi është ai që mban shpresat e Argjentinës, me driblime dhe aksione spektakolare, por tifozët kujtojnë se ndaj Anglisë ai moment i paharruar i përket vetëm Maradonës. Në Argjentinë, përballjet me Anglinë lidhen ende me konfliktin e ishujve Malvine (Falkland). Kënga “Muchachos”, që shoqëroi triumfin në Botërorin e Katarit,...
Burimi:
javanews.al