Argjentina përmbys Egjiptin dhe shkon në çerekfinale, “faraonët” akuzojnë gjyqtarin dhe FIFA-n

Argjentina përmbys Egjiptin dhe shkon në çerekfinale, “faraonët” akuzojnë gjyqtarin dhe FIFA-n

Adriatik BALLA Një nga ndeshjet më emocionuese të Botërorit 2026 u zhvillua dje mes Argjentinës dhe Egjiptit, ndeshje që pati një përmbysje spektakolare nga amerikanojugorët, por nga ana tjetër, ka hapur një debat të thellë për sjelljen dhe vendimet e arbitrave në fushë për raste të ngjashme interpretimi. Argjentina e mposhti Egjiptin 3-2, edhe pse ishte duke humbur 2-0 deri në minutën e 79-të të ndeshjes. Egjipti shënoi fillimisht në minutën e 15-të të ndeshjes, përmes Yasser Ibrahim, derisa epërsinë e dyfishoi në minutën e 67-të me anë të Mostafa Zikos. Argjentina e nisi rikthimin e madh në minutën e 79-të, kur Christian Romero shënoi pas asistimit nga Lionel Mesi. Messi u përkujdes për të shënuar golin e barazimit, në minutën e 83-të të ndeshjes....