“Argjentina na ka treguar se edhe ajo është e dobët”, trajneri i Zvicrës beson: Mund t’i shkundim kampionët
Zvicra do të përballet me Argjentinën në çerekfinale të Kupës së Botës 2026. Trajneri i helvetëve e pret me padurim këtë sfidë. Murat Jakini ka deklaruar në konferencë për shtyp se nuk ka asgjë më të mirë se sa të sfidosh kampionët e botës. Por nga ana tjetër ka shprehur besimin e tij se mund ta eleminojnë Argjeninën, e cila sipas tij ka shfaqur momente dobësie. “Për një komb si Zvicra, nuk ka asgjë më të mirë sesa të sfidosh kampionët e botës. Dy ndeshjet e fundit kanë treguar se edhe Argjentina është e dobët. Mund t’i shkundim kampionët. Ne e kemi fituar respektin e tyre. Do të jetë një ndeshje interesante taktikisht. Mezi po e presim”, ka deklaruar Murat Jakini./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com