Argjentina apo Spanja?/ Mu Deng, hipopotami xhuxh, “parashikon” fituesin e Kupës së Botës

Argjentina apo Spanja?/ Mu Deng, hipopotami xhuxh, “parashikon” fituesin e Kupës së Botës

Moo Deng, hipopotami xhuxh nga Tajlanda që u bë një fenomen në rrjetet sociale gjatë vitit 2024, ka bërë parashikimin e saj për fituesin e finales së Kupës së Botës, e cila do të zhvillohet të dielën. Hipopotami i vogël, që jeton në Kopshtin Zoologjik Khao Kheow, rreth 110 kilometra në lindje të Bangkokut, zgjodhi pa hezitim njërin prej dy shalqinjve të përgatitur nga kujdestarët. Ajo tregoi preferencën për shalqirin me mbishkrimin ARG dhe flamurin e Argjentinës. Drejtori i kopshtit zoologjik shpjegoi për mediat se ky aktivitet është organizuar për të argëtuar vizitorët, por edhe për t’i ofruar kafshës stimulim dhe ushtrime. Ai theksoi se kjo nuk duhet të interpretohet si një mbështetje për një ekip të caktuar dhe as të lidhet me aktivitete si...