Arbitroi finalen Spanjë- Argjentinë, Vinçiç mbyll me gjykimet

Arbitroi finalen Spanjë- Argjentinë, Vinçiç mbyll me gjykimet

Ishte kryesor në finalen e Kupës së Botës 2026, të fituar nga Spanja kundër Argjentinës (1-0 pas kohës shtesë). Arbitri slloven Slavko Vinçiç përjetoi kulmin e një karriere të jashtëzakonshme. Prandaj, gjyqtari 46-vjeçar ka vendosur ta varë bilbilin e tij pas kësaj ndeshjeje të paharrueshme. Njeriu i kontestuar për finalen e ‘MetLife’ por jo vetëm, pati një karrierë të shquar që përfshin arbitrimin në Kupat e Botës 2022 dhe 2026. Slloveni gjithashtu mori pjesë në 50 ndeshje të Ligës së Kampionëve, përfshirë finalen e vitit 2024 të fituar nga Real Madrid kundër Borusia Dortmund (2-0) në stadiumin Wembley në Londër. Nga sot ai mbyll me arbitrimin…/Sportiim.al/ Post navigation