Arbeloa: Ajo që tha Mbappé është diçka që e kisha diskutuar tashmë me të…
Real Madrid përballet me javën e parafundit të kampionatit duke luajtur në transfertë ndaj Sevilla. Në prag të ndeshjes, Álvaro Arbeloa iu përgjigj mediave në konferencë për shtyp, me deklaratat polemizuese të Mbappé ende në qendër të vëmendjes: “Sevilla vjen pas tri fitoreve radhazi, po i bën shumë mirë gjërat me Luis. Ka arritur ta përmbysë situatën negative. ‘Pizjuán’ është gjithmonë emocionues për atmosferën që krijohet kur shkojmë atje. Është një nga tifozëritë më të mira në Spanjë. Do të jetë sërish një betejë e vështirë”. A ka folur me Mbappé – “Sapo e pashë dhe i thashë të ishte i qetë. Mund të duket si lajm, por ajo që tha është diçka që e kisha diskutuar më parë me të. I jap natyrshmëri. E...
Burimi:
telesport.al