Araujo drejt Londrës, Barcelona merr ofertën 30 milionë euro

Araujo drejt Londrës, Barcelona merr ofertën 30 milionë euro

8 Qershor 2026 21:07 Telesport Pavarësisht së është nën kontratë afatgjatë deri në vitin 2031, Ronald Araujo pritet të largohet nga Barcelona këtë verë. Katalanasit kanë nevojë të mbledhin sa më shumë të ardhura për të ndihmuar në transferimet që synojnë të bëjnë gjatë verës. Një nga të “sakrifikuarit” mesa duket do të jetë edhe Araujo. Mundo Deportivo zbulon se për uruguajanin ka interes konkret nga Tottenham. Oferta e parë e londinezve është 30 milionë euro. Palët janë ende në bisedime dhe shumë shpejt pritet të ketë një përfundim. Sezoni i fundit nuk ishte aspak i lehtë për Araujo-n, i cili pati edhe probleme jashtë fushës së lojës. Vetë lojtari dëshiron të qëndrojë te katalanasit, por klubi dëshiron ta shesë.