Antonelli shkëlqen në Majemi, kryesuesi i botërorit siguron “pole position” me Mercedes

Antonelli shkëlqen në Majemi, kryesuesi i botërorit siguron “pole position” me Mercedes

2 Maj 2026 23:11 Telesport Piloti italian Kimi Antonelli siguroi “pole position” në pistën e Miami, ku mbrëmjen e së dielës do të zhvillohet gara e radhës së Formula 1. Kryesuesi i botërorit dha kohën 1’27”798, duke qenë më i shpejti në pistë. Ai do të ndajë vijën e parë të startit me holandezin Max Verstappen, i dyti me Red Bull, rezultari më i mirë deri më tani këtë sezon për 4 herë kampionin e botës. Ai arriti të lërë pas Charles Leclerc me Ferrari, i treti. Monegasku i “kokëkuqes” do të ketë në krah, në vijën e dytë të nisjes, britanikun e McLaren, Lando Norris (i katërti). Mjaft interesante edhe vija e tretë e startit, me dy pilotë britanikë: George Russell (i pesti me...